Lidhje

Avionët amerikanë godasin Falluxhën - 2004-11-06


Avionët luftarakë dhe artileria amerikane goditën dje qytetin irakian Falluxha, ndërkohë që mijëra trupa amerikane dhe irakiane janë përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë kundër kësaj baze kryengritësish.

Grumbullimi i forcave u bë ndërkohë që kryeministri i përkohshëm irakian, Ijad Allaui, paralajmëroi se shanset për mënjanimin e një sulmi ushtarak kundër këtij qyteti po pakësohen.

Por, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, thotë se një ofensivë e tillë mund të rrezikojë zgjedhjet e janarit dhe mund të nxitë një bojkotim të votimit nga ana e myslimanëve suni të zemëruar nga sulmi.

Zoti Anan e bëri këtë deklaratë në një letër drejtuar udhëheqësve amerikanë, britanikë dhe irakianë.

Zyrtarët amerikanë u përgjigjën dje duke thënë se nuk pajtohen me organizatën botërore për sa i përket mënyrës sesi të arrihet sigurimi dhe qendrueshmëria në qytetin Falluxhah. //IB

XS
SM
MD
LG