Zyrtarë të lartë palestinezë pritet të shkojnë sot në Paris për këshillime me mjekë rreth gjendjes shëndetësore të Yaser Arafatit.
Në delegacionin palestinez përfshihet kryeministrin e tanishëm, Ahmed Kureja, ish-kryeministrin Mahmud Abas dhe ministrin e jashtëm, Nabil Shath, i cili tha se zoti Arafat ndodhet në ”gjendje të kthyeshme kome”.
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni arab, për të cilën thuhet se është bërë nga gruaja e zotit Arafat, Suha, ajo akuzon se vizita është pjesë e një komploti nga njerëz që kërkojnë të trashëgojnë pushtetin e burrit të saj. Në deklaratën e transmetuar nga televizioni al-Xhazira thuhet se zoti Arafat është në gjendje të mirë, por sipas gruas së tij, zyrtarët palestinezë kërkojnë ta varrosin atë për së gjalli.
Udhëheqësit politikë dhe ekstremistë palestinezë kanë bërë thirrje për unitet në rast se udhëheqësi palestinez vdes.