Lidhje

UNMIK kalon më shumë pushtet tek institucionet vendore - 2004-11-08


Përfaqësuesit e lartë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftuan se organizata ndërkombëtare do të kalojë më shumë pushtet tek autoritetet lokale të Prishtinës. Kryeadministratori Soren Jessen Petersen tha sot se UNMIK-u do të krijojë tre ministri të reja për energjinë, qeverisjen lokale dhe rikthimin e refugjatëve. Ai tha gjithashtu se misioni do të krijojë edhe postin e zëvendës kryeministrit dhe poste të tjera nënministrore në kuadër të vazhdimit të transferimit të pushtetit tek qeveria kosovare.

Ndërkaq, kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, vërtetoi sonte edhe zyrtarisht rezultatete perfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit në Kosovë. Vërtetimi i tyre qe shtyrë për shkak të ankesave të disa partive më të vogla. Shefi i UNMIK-ut u bëri thirrje sonte partive politike që të përshpejtojnë procesin e themelimit të institucioneve duke nënvizuar se ato duhet të punojnë për përmbushjen e standardeve në mënyrë që nga mesi i vitit 2005 të hapet rruga për fillimin e procesit të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës

XS
SM
MD
LG