Lidhje

Një regjisor i Hollivudit shkruan për jetën e aktorëve më të mëdhenj - 2004-11-09


Një nga regjisorët më të njohur amerikanë ka shkruar një libër, ku sjell portretet e yjeve më të mëdhenj të Hollivudit në epokën e artë. Në librin “Who the Hell’s In It: Portraits and Conversations”, “Ç’janë në vetvete aktorët e Hollivudit: portrete dhe biseda” të autorit Peter Bogdanovic, janë përfshirë portetet dhe intervistat me një numër aktorësh dhe aktoresh, të cilët regjisori i ka njohur personalisht që në fillim të karrierës së tij në Holliwood në vitet 50-të.

Po të pyesësh ndonjë admirues të filmave të vjetër se cili është ky aktor dhe ndoshta ata do ta japin përgjigjen e duhur, James Cagney është tipizim i një njeriu të ashpër, apo një gangster, në shumicën e filmave ku ai ka interpretuar. Pikërisht ky është ndryshimi i madh midis yjeve të kinemasë të së shkuarës dhe të atyre të ditëve tona, thotë regjisori i filmave Peter Bogdanovich: aktorët e ditëve tona duan të jenë të gjithanshëm, thotë ai; një ditë ata mund të duken si një tip romantik, kurse një tjetër ditë, si një vrasës i marrë. Ai kujton se ato ditë, kur studiot filmike përcaktonin gjithshka, që nga rolet e aktorëve e deri tek qarqet e tyre shoqërore, pronarët e studiove siguroheshin që një aktor të jepte ato karakteristika të cilat priste t’i shihte publiku.

Libri i Peter Bogdanoviçit “Who the Hell’s in it - Ç’janë në vetvete aktorët e Hollivudit” jep detaje nga jeta e yjeve të Hollivudit, si Jams Cagney, Gary Grant dhe Jimmy Stewart. Ky libër është vazhdim i librit të tij të mëparshëm “Who the devil made it- Cili është krijuesi i tij”, që përmban intervista të autorit me aktorë, nga këndvështrimi i një njeriu të brendshëm të Hollivudit. I njohur më parë kryesisht si regjisori i filmave të njohur që kanë fituar çmime, si ”The last picture show- Shfaqja e fundit”, ”Paper Moon- Hënë prej letre” dhe ”What’s up doc-Ç’ka ndodhur doktor?”, autori Peter Bogdanovic shkruan nga këndvështrimi i aktorit, skenaristit, gazetarit dhe historianit të filmit. Shumë nga aktorët e portretizuar në libër, si James Stewart, Audrey Hepburn, Cary Grant dhe John Wayne, kanë qenë njerëz me të cilët zoti Bogdanoviç ka punuar dhe miq me të për më tepër se 5 dekada të karrierës së tij në kinematografi. Ai e quan aktorin Marlon Brandon si aktori më me influencë në historinë e filmit, për faktin se ai ishte i pari aktor, i cili nuk pranoi të tipizohej vetëm me një lloj rolesh.

"Ai nuk dëshironte të luante njëlloj në të gjithë filmat dhe e shmangte të qënit i njëjti person. Ai ishte ylli i parë i kinematografisë që e bëri një gjë të tillë. Tani, të gjithë duan të jenë të larmishëm në rolet e tyre, ashtu sikurse Brandoni. Ironia, është natyrisht, që Brando, megjithë përpjekjet për të qenë i larmishëm në interpretimet e tij, njihej mjaft mirë që ishte ai vetë. Kjo për faktin e ai ishte një yll i vërtetë kinemaje.-thotë Bogdanoviç.

Zoti Bogdanoviç thotë se, si në rolin e regjisorit, të aktorit, të skenaristit, apo të profesorit që jep leksione, ai përpiqet të popullarizojë ato që i pëlqejnë. "Të gjithë thonë, “filma të vjetër”, por askush nuk thotë: “A e keni dëgjuar ndonjëherë simfoninë e vjetër të Moxartit”; apo “E keni parë dramën e vjetër të Shekspirit”, “E keni lexuar dramën e vjetër të Dostojevskit? Por ne të gjithë themi: “E keni parë këtë film të vjetër?”Pra kemi të bëjmë me një qëndrim të caktuar për një media të re. Fakti është se ndikimi i filmave është i jashtëzakonshëm. Në se ata janë të mirë, vazhdojnë të jenë të vlefshëm, pra nuk mund të thuhet se janë të vjetëruar. Por ata janë të rinj, në se nuk i kemi parë.-thotë autori.

Regjisori veteran i filmave amerikanë, Peter Bogdanovic, me librin e tij “Who the Hell’s In It: Portraits and Conversations”, sjell eksperiencat e një personi të brendshëm të Hollivudit, me pafajshmërinë dhe entuziazmin e një admiruesi të përhershëm të filmave.// lk //

XS
SM
MD
LG