Lidhje

Gaza: hapet zjarr në shenjë proteste ndaj vizitës së ish kryeministrit palestinez, Mahmud Abbas - 2004-11-14


Dëshmitarë palestinezë thonë se persona të armatosur hynë në një tendë në qytetin e Gazës, e ngritur për të mbajtur zi pas vdekjes së Jaser Arafatit, dhe hapën zjarr në shenjë proteste ndaj vizitës së një kandidati kryesor që mund të zëvëndësojë presidentin e ndjerë palestinez.

Dëshmitarët thanë se rojet e ish kryeministrit palestinez, Mahmud Abbas, e larguan atë me nxitim nga vendi i ngjarjes pa u dëmtuar dhe gjithashtu filluan të qëllonin me armë zjarri.

Të paktën 2 roje të sigurimit u vranë nga të shtënat e armëve dhe të paktën 4 persona të tjerë u plagosën. Zyrtarët palestinezë thanë se kjo nuk ishte një përpjekje për vrasje.

Zoti Abbas zuri vendin e zotit Arafat në postin e kryetarit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Ai pritet të jetë kandidat për në zgjedhjet e 9 janarit për president të Autoritetet Palestinez.

Ndërkohë, ministri francez i shëndetësisë thotë se nuk ka shenja që vdekja e Yaser Arafatit të ketë qenë pasojë e helmimit, siç është folur këto ditë në botën arabe.

Ministri Filip Duste-Blazi tha sot në një intervistë se nuk i ka parë vetë kartelat mjeksore të zotit Arafat, por se nuk ka dijeni për ndonjë provë që të tregojë se ai është helmuar.

Dje, përfaqësuesja palestineze në Paris, Leila Shahid tha se ka mundësi që zoti Arafat të ketë qenë helmuar por se prova të tilla nuk ka.

As zyrtarët palestinezë dhe as ekipi mjeksor francez i zotit Arafat nuk e kanë shpallur shkakun e vdekjes.

Anëtarë të organizatës radikale palestineze, Hamas, kanë akuzuar Izraelin për helmimin e Arafatit, akuzë që zyrtarët izraelitë e kanë mohuar me forcë.

//ze//

XS
SM
MD
LG