Lidhje

Dollari arrin në nivelin më të ulët ndonjëherë kundrejt EURO-s  - 2004-11-18


Dollari amerikan mbërriti sot në nivelin më të ulët ndonjëherë kundrejt EURO-s, pasi kambistët spekuluan se zyrtarët kryesorë të ekonomisë nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë rënien e vlerës së tij.

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike të botës do të mblidhen nesër në Berlin për bisedme mbi çështje ekonomike.

Rënia e vlerës së dollarit ndodhi edhe pse Sekretari amerikan i Thesarit, John Snow, përsëriti politikën e administratës së Presidentit Bush për një dollar të fortë me një shkallë shkëmbimi të përcaktuar nga tregjet e hapura.

Zoti Snow tha se ndërhyrjet nga jashtë tregut në shkëmbimin e monedhave nuk kanë dhënë rezultate pozitive në të kaluarën.

Zyrtarët evropianë po shprehin shqetësime lidhur me rënien e vlerës së dollarit, gjë që e bën më të vështirë për Evropën që të eksportojë mallra në tregjet kryesore amerikane.// lk //

XS
SM
MD
LG