Lidhje

Dollari në nivelin më të ulët krahasuar me Jenin japonez - 2004-11-19


Dollari amerikan ra sot në nivelin më të ulët në më shumë se 4 vjet krahasuar me jenin japonez. Në një moment, dollari u shkëmbye me më pak se 103 jen.

Dollari ra gjithashtu kundrejt euros, pasi tregëtarët paguan më shumë se 1 dollarë e 30 cent për euro. Edhe ky këmbim midis dollarit dhe euros është gati më i ulëti. Vlera e dollarit ka rënë për shkak të shqetësimeve rreth buxhetit të madh amerikan dhe deficitit tregëtar. Këto shqetësime u shtuan edhe më shumë sot si pasojë e disa komenteve të zyrtarë të lartë amerikan të sektorit ekonomik.

Drejtor i Bankës Qëndrore të Shteteve të Bashkuara, Alen Greenspan, tha se investitorët e huaj mund të mos vazhdojnë financimin e deficitit të tanishëm rekord amerikan. Madje, sekretari i thesarit John Snow tha se takimi i ardhshëm i 20 vendeve në Berlin nuk është forumi i duhur për të diskutuar çështjet monetare. Në takimin e 20 vendeve marrin pjesë 7 vendet më të pasura të botës si dhe vende me ekonomi të mëdha në zhvillim, si Kina dhe Brazili.

XS
SM
MD
LG