Lidhje

Gjashtë vende të NATO-s refuzojnë pjesmarrjen në trajnimin e oficerëve irakianë - 2004-11-20


Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësim rreth vendimit të të paktën 5 vendeve anëtare të Natos për të mos ndihmuar Shtetet e Bashkuara në stërvitiejn e oficerëve të ri irakianë.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin, thanë se Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Spanja nuk pranuan të lejojnë oficerët e tyre në Mons, Belgjikë dhe Norfok të Virxhinias të ndihmojnë në stërvitje.

Njoftohet se edhe Greqia po debaton nëse do të lejojë oficerët e vet të marrin pjesë në këtë program.

Qeveritë e këtyre gjashtë vendeve kundërshtuan me forcë luftën në Irak.

Ky zhvillim ndodhi megjithë vendimin e arritur të merkurën nga të 26 vendet anëtare të Natos për të miratuar planet dhe financimin për misionin stërvitor.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi se kundërshtimi është një vendim i vendeve individuale dhe nuk dobëson rëndësisnë e misionit të përgjithshëm.//IB

XS
SM
MD
LG