Ligjvënësit amerikanë nuk arritën të miratonin një projektligj të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë i cili do të bënte ndryshime të mëdha në agjencitë e zbulimit të vendit.
Votimi mbi projektligjin u anulua në minutën e fundit pasi anëtarë konservatorë të partisë republikane të presidentit Bush e kundërshtuan duke thënë se reformat mund t’i hiqnin kompetenca të caktuara Pentagonit dhe hierarkisë komanduese të ushtrisë amerikane.
Projektligji parashikonte krijimin e postit të një drejtori të ri kombëtar të zbulimit me autoritet mbi buxhetin e zbulimit prej rreth 40 miliard dollarësh dhe mbi të 14 agjencitë amerikane të zbulimit.
Mosmiratimi i projektligjit është parë si humbje për presidentin Bush, i cili kishte kontaktuar ligjvënësit në telefon për t’i bindur.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McLellan tha sot se presidenti Bush shpreson akoma që kongresi ta miratojë projektligjin kur të mblidhet.
Legjislacioni i propozuar pason rekomandimet e një komisioni të pavarur, i u mor me hetimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.