Lidhje

Sekretari Powell takohet me udhëheqësit izraelitë dhe ata palestinezë - 2004-11-22


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, u zotua se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë për mbajtjen e zgjedhjeve palestineze për një pasardhës të të ndjerit, Jaser Arafat. Sekretari Powell i dha fund sot një vizite 2-ditore për t’u takuar me udhëheqës palestinezë dhe izraelitë në Bregun Perëndimor dhe në Izrael rreth zgjedhjeve të 9 janarit, zgjedhjet e para palestineze në gati 10 vjet. Izraeli thotë se do të bëjë çdo përpjekje për t’u bërë të mundur palestinezëve që të mbajnë zgjedhjet për pasardhësin e Jaser Arafatit. Ky zotim u bë gjatë takimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit Colin Powell. Palestinezët kishin shpresuar se Izraeli mund të njoftonte tërheqjen e trupave me rastin e zgjedhjeve, por nuk ka pasur një njoftim të tillë. Sekretari Powell u takua gjithashtu me udhëheqësit palestinezë.

Ministri i jashtëm izraelit, Silvan Shalom, premtoi të ndihmojë që të bëhet e mundur mbajtja e zgjedhjeve palestineze më 9 janar, përderi sa këto zgjedhje nuk rrezikojnë sigurinë e Izraelit. “Izraeli do të bëjë çështë e mundur për të krijuar kushtet që palestinezët të mbajnë zgjedhjet e tyre. Dhe kjo natyrisht përfshin edhe lirinë e lëvizjes.”

Pasi u takua veças me zotin Shalom dhe me kryeministrin Ariel Sharon në Jeruzalem, sekretari Powell shkoi në Xheriko për t’u takuar me udhëheqësit palestinezë. Ai tha se vdekja e Jaser Arafatit këtë muaj ka krijuar shpresa të reja për arritjen e paqes. “Ajo që ka ndryshuar janë një sërë rethanash. Mendoj se na është krijuar mundësia të rigjallërojmë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.”

Ndalesa tjetër e zotit Powell është vend-pushimi Sharm el-Sheik i Detit të Kuq në Egjipt, ku ai do të diskutojë mbi perpektivat e rigjallërimit të procesit të paqes me udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë, ndërkohë që këta të fundit janë mbledhur aty për konferencën mbi Irakun.// lk //

XS
SM
MD
LG