Lidhje

Jukos kundërshton planin për të dalë nga kriza financiare - 2004-11-26


Firma ruse e naftës Jukos thotë se e hodhi poshtë planin e propozuar për të dalë nga kriza financiare dhe ka vendosur tu kërkojë aksionerëve të vendosin muajin tjetër mes dy alternativave: falimentimit të saj dhe shitjes së pasurive. Ekipi drejtues i firmës tha se plani për të dalë nga kriza është i pamundur për tu zbatuar.

Dy alternativat e reja do tu paraqiten akzionerëve të firmës për votim më 20 dhejtor. Jukos duhet të paguajë rreth 25 miliardë dollarë në formë taksash të prapambetura për 4 vjetët e fundit. Kritikët thonë se gjigandi i naftës ra në krizë financiare për shkak të hakmarrjes së qeverisë ruse për mbështetjen që ish drejtori i Jukosit Mikhail Khodorkovsky i dha opozitës. Kremlini e mohon këtë akuzë.

Javën e kaluar qeveria ruse njoftoi se do të nxirte në ankand për shitje filialin e kësaj firme për gazin me një çmim fillestar prej 8 presje 6 miliardësh, shumë më pak se sa mendohet vlera reale e saj nga bankierë të pavarur.

XS
SM
MD
LG