Lidhje

Iraq: grupi i Abu Musabal-Zarkauit merr përgjegjësinë për vrasjen e disa pjesëtarëve të forcave irakiane të sigurimit - 2004-11-29


Në Irak, grupi terrorist i udhëhequr nga Abu Musabal-Zarkaui mori përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 17 pjesëtarëve të forcave irakiane të sigurimit në qytetin verior të Mosulit.

Al-Kaida në Irak e shpalli këtë pretendim përmes një faqe interneti. Pretendimi nuk është vërtetuar nga burime të pavarura. Gjatë ditëve të fundit forcat amerikane kanë gjetur në Mosul trupat e më shumë se 50 personave, shumica pjesëtarë të personelit irakin të sigurimit, të cilët ishin ekzekutuar.

Më në jug, shpërthimi i një makine-bombë shkaktoi vdekjen e 5 civilëve në Samarra, njëra nga qendrat kryesore të kryengritësve në veri të Bagdadit.

Në jug të kryeqytetit, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se dy marinsa u vranë, ndërkohë që trupat vazhduan sulmet dhe bastisjet kundër kryengritësve suni.

Ndërkaq, Irani ka ofruar të stërvisë rojet kufitare irakiane, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Bagdadin të forcojë kufirin e përbashkët prej 1 mijë e 600 kilometrash. //az//

XS
SM
MD
LG