Lidhje

Irak: politikanë suni bëjnë thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 janarit - 2004-12-02


Në Irak, politikanë të njohur myslimanë suni bënë përsëri thirje për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 janarit ndërkohë që në shumë pjesë të vendit vazhdon dhuna.

Megjithë këmbënguljen e kryeministrit Allawi që zgjedhjet të zhvillohen në afatin e parashikuar, udhëheqësit suni përsëritën sot thirrjet për shtyrje si rrjedhojë e gjendjes së paqendrueshme të sigurisë.

Edhe presidenti Bush e kundërshtoi idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, duke thënë se ka ardhur koha që irakianët të hedhin votat e tyre. Shtetet e Bashkuara kanë në plan ta rrisin nga 138 mijë në 150 mijë numrin e trupave për zgjedhjet.

Ndërkaq, të paktën një irakian është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një valë sulmesh me mortaja sot në Bagdat. Ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan u qëllua dhe u vra kur po patrullonte në Mosul. // lk //

XS
SM
MD
LG