Lidhje

Presidenti Bush ndezi dritat e Pemës Kombëtare të Krishtlindjeve - 2004-12-03


Presidenti Bush ndezi dje dritat e Pemës Kombëtare të Krishtlindjeve, në një ceremoni tradicionale që zhvillohet çdo vit pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një turmë njerëzish brohoritën kur presidenti ndezi 11 mijë dritat e pemës 12-metërshe. Pema kryesore e cila është mbjellë pranë Shtëpisë së Bardhë që në vitin 1978, rrethohet nga 56 pemë të tjera, që përfaqësojnë secilin shtet dhe territor të Shteteve të Bashkuara, secila prej tyre e zbukuruar me dritat dhe lodrat shumëngjyrëshe karakteristike të Pemës së Krishtlindjeve.

Gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave, presidenti Bush falënderoi ushtarakët amerikane që kryen detyrën jashtë vendit, për sakrificat e tyre, si dhe të gjithë ata që përkrahin trupat amerikane.

Ceremonia e djeshme shënoi fillimin e festimeve 1-mujore me rastin e festave të stinës së dimrit, gjatë së cilës grupe muzikore dhe këngëtarë japin shfaqje të ndryshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG