Lidhje

Kryeministri Berluskoni shpallet i pafajshëm - 2004-12-10


Një gjykatë milaneze shpalli të pafajshëm kryeministrin italian Silvio Berlusconi lidhur me akuzat për korrupsion.

Gjykata citoi statutin e kufizimeve në heqjen e një akuze kundër zotit Berlusconi, dhe më pas e shpalli atë të pafajshëm lidhur me akuzat për marrje rryshfetesh.

Vendimi është një fitore e rëndësishme për kryeministrin pas një gjykimi katër vjeçar për akuza se kishte paguar rryshfete për të ndihmuar interesat e biznesit të tij.

Prokurorët kishin kërkuar tetë vjetë burg për zotin Berlusconi lidhur me akuzat se kishte paguar gjykatës në vitin 1985 për të bllokuar shitjen e një kompanie shtetërore ushqimesh një firme rivale.

Zoti Berlusconi i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se çështja ishte e motivuar politikisht.

Ai përballet me disa hetime për akuza për korrupsion në aktivitetet e tij të biznesit para se të bëhej kryeministër.

XS
SM
MD
LG