Lidhje

Kryeministri izraelit ofron të bashkërendojë planin e tërheqjes me qeverinë palestineze - 2004-12-17


Kryeministri izraelit, Arial Sharon, thotë se tani ekziston një rast i rrallë për arritjen e paqes në lindjen e Mesme dhe ofroi të bashkërendojë me qeverinë e ardhshme palestineze planin e tij për tërheqjen nga Rripi i Gazës.

Zoti Sharon tha të enjten se tërheqja e planifikuar për në muajin gusht mund të jetë një zhvillim historik. Por, ai theksoi se udhëheqësit e rinj palestinezë duhet të përgjigjen duke eliminuar kërcënimin e sulmeve nga ekstremistët kundër izraelitëve.

Zyrtarët palestinezë e pritën ftohtë ofertën e zotit Sharon për bashkërendimin e tërheqjes nga Rripi i Gazës, duke thënë se ajo nuk përbënte asgjë të re.

Ndërkohë, një helikopter izraelit qëlloi me raketa një ndërtesë në Gaza. Nuk pati njoftime për viktima. Personeli ushtarak izraelit thotë se në ndërtesën e qytetit Rafah ishte një punishte që përdorej nga grupi ekstremist Hamas për të magazinuar armë. Por, dëshmitarët palestinezë thonë se ajo ishte një punishte zdrukthëtarësh.

XS
SM
MD
LG