Lidhje

Arrihet kompromis lidhur me pranimin e Turqisë në BE - 2004-12-17


Kryeministri holandez Jan Peter Balkenende njoftoi një kompromis me Turqinë rreth kërkesave të Bashkimit Evropian që Turqia të njohë qeverinë greke të Qipros përpara se të hapen zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit.

Zoti Balkenende, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, i bëri komentet në mbarim të një takimi të nivelit të lartë të Bashkimit në Bruksel. Ai tha se Turqia kishte rënë dakord të zotohej me shkrim se përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në muajin tetor, ajo do ta shtrijë marrëveshjen e saj doganore me Bashkimin edhe për 10 vendet e reja anëtare, përfshirë Qipron. Kjo do të nënkuptonte njohjen e tërthortë të qeverisë greke të Qipros, e cila njihet nga qeveritë e ndryshme të botës.

Por kryeministri i Turqisë Recep Tayip Erdohan, theksoi se marrëveshja nuk perben njohje të Qipros. Zoti Balkenende e pranoi se fjala nuk është për njohje juridike, por e quajti atë një shenjë progresi në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG