Lidhje

Shtetas turq vriten në Irak - 2004-12-17


Ministria e Jashtëme e Turqisë tha se disa shtetas të saj u vranë sot në një pritë në qytetin verior të Mosulit.

Në një deklaratë, ministria tha se viktimat ishin roje sigurimi që po shkonin në ambasadë në Bagdat.

Një roje dhe një shofer shpëtuan dhe u kthyen në një qytet në Turqinë jugore, ndërsa dy të tjerë arritën në Bagdat.

Ministria nuk tha konkretisht se sa roje u vranë por në njoftimet e sotme për një pritë në Mosul thuhej se ishin vrarë katër persona.

Thuhet se njërit prej personave i ishte prerë koka. Ankaraja njoftoi se po punon me autoritetet e përkohshme të Irakut për të marrë informacione më të hollësishme.

Muajt e fundit, dhuna e kryengritësve në Mosul është shtuar.

XS
SM
MD
LG