Lidhje

Bisedime ndërkombëtare mbi efektet e ngrohjes globale - 2004-12-18


Bisedimet ndërkombëtare lidhur me efektet e ngrohjes globale përfunduan në Buenos Aires ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje që do ta mbajë të hapur dialogun për takimin e vitit të ardhshëm.

Në kryeqytetin e Argjentinës pjesëmarrësit ranë dakort sot për një propozim amerikano-evropian që të takohen përsëri në muajin maj për të shkëmbyer informacione jozyrtare mbi klimën globale. Marrëveshje u arrit një ditë pas konferencës dyjavore që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vëmendja kryesore e takimit të organizuar nga Kombet e Bashkuara ishte arritja e marrëveshjeve për hollësitë e zbatimit të traktatit të Kiotos i cili kërkon pakësimin e gazrave të lidhur me efektin serë që besohet se shkakton ngrohjen globale.

Shtetet e Bashkuara që janë burimi më i madh në botë i këtyre gazrave nuk e kanë ratifikuar traktatin. Por evropianët thonë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG