Lidhje

Korrupsioni dhe kostoja e tij  - 2004-12-22


Ekspertët që merren me studimin e korrupsionit thonë se është pothuajse e pamundur të eliminosh grykësinë që është motivi kryesor i shumë aktiviteteve kriminale. Por ka strategji të tjera të efektshme për të luftuar korrupsionin si në vende të mëdha edhe në vende të vogla, në vende të pasura e të varfëra. Një prej formave është debati i hapur rreth korrupsionit. Ish drejtori i firmës Enron, Kan Lay është në gjyq për një skandal financiar që tronditi Wall Street-in. “Me akuzën e sotme ndaj zotit Lay, gjithë drejtuesit e Enronit janë sot në gjyq.

Vendimi është: fajtorë për të gjitha akuzat.”

Avokati i ish kryeminsitrit të Ukrianës Pavlo Lazarenko, tha se do ta apelojë vendimin për dënimin e klientit të tij për pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, krime që zoti Lazarenko i ka kryer kush ishte kryeministër. Dhe në Meksikë ka shpërthyer një skandal rryshfetesh mes një biznesmeni të njohur dhe një politikani të fuqishëm. Këto raste të 2004, ofrojnë një pamje të vogël të problemit të madh të korrupsionit. Ekspertët thonë se kostoja e korrupsionit arrin në 1 trilion dollarë në vit.

Nancy Boswell e organizatës Transparency International thotë se kjo është vetëm maja e ajzbergut.

ACT.NANCY BOSWELL, TRANSPARENCY INTERNATIONAL

“Dhe kjo nuk përvetësim fondesh. Nuk përfshin forma tët tjera korrupsioni që e keqësojnë problemin. Nuk përfshin urat, rrugët që mbeten pa u ndërtuar, projektet që ndërtohen në kurriz të arësimit, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera bazë.”

Çdo vit, Transparency International boton një listë vendesh se si banorët e perceptojnë integritetin e qeverisë. Shumica e vendeve marrin nën 5 pikë, nga 10 të mundshmet.

Nga Angola, në Ekuador e deri në Azerbaixhan indeksi tregon nkë lidhje të drejtëpërdrejtë të korrupsionit me varfërinë.

“Në vendet e pasura me naftë dhe burime tët jera, ka ende varëfëri të madhe dhe këto vende janë në fund të listës.”

Ndërsa perceptimi është një tregues ai nuk jep gjithë pamjen.

“Korrupsion ka patur gjithmonë. Ajo që na intereson ne është çfarë e lejon atë të lulëzojë.”

Bill Allison, Redaktor i Qendrës për Integritetin Publik thotë se vendet që japin hollësi rreth korrupsionit mund të shikohen si më të korruptuara se sa ato që e mbajnë të fshehtë informacionin. Kështu grupi i tij i rendit vendet në bazë të përpjekjeve që bëjnë për të luftuar korrupsionin si në sektorin publik edhe në atë privat.

Bill Allison thotë se edhe kur nuk shkelet ligji, ndaj firmave private ngrihen pikëpyetje etike. Për shembull, firma shumëkombëshe Halliburton, që dikur drejtohej nga nën presidenti Dick Cheney është kritikuar për kontratat e saj me Irakun.

“Nën presidenti Dick Cheney thotë tani se nuk ka të bëjë fare me kontratat dhe me sa dihet nuk ka asnjë fakt për një lidhje të tillë. Megjithatë ata që punojnë në pentagon dhe që merren me dhënien e kontratave nuk besoj se nuk e dinë se kush ka qënë drejtori i Halliburtonit.”

Sido që të përfundojnë hetimet për firmën Halliburton, ekspertët thonë se hetimet e vazhdueshme kanë një efekt pozitiv.

Por vendet e zhytura në korrupsion e kanë të vështirë të jenë të hapura. Transparency International organizoi një takim kohët e fundit me udhëheqës të rinj të zgjedhur nën premtimin e luftës kundër korrupsionit.

“Një zyrtar nga Kenia i cili foli hapur tha se ata kanë nxjerrë disa mësime. Një prej tyre është se interesat e politikanëve kanë krijuar një shtet paralel. Ata kanë levat e pushtetit në duar. Ata kanë miratuar ligje që i ndihmojnë të vazhdojnë korrupsionin. Dhe ndryshimi i gjendjes është shumë i vështirë.”

E vështirë po jo e pamundur. Në dhjetor të vitit 2003, Kombet e Bashkuara miratuan një protokoll kundër korrupsionit. Ky është ligji i parë ndërkombëtar për t’i konsideruar këto shkelje si krime dhe për t’i ndëshkuar personat përgjegjës.

Kohet e fundit qeveria e Perusë shfrytëzoi këtë protokoll për t’i kërkuar Japonisë ekstradimin e ish presidentit Alberto Fuxhimori që kërkohet për përvetësime të fondeve publike.

Në vendet e prekura prej kohësh nga korrupsioni, nxjerrja e zyrtarëve para drejtësisë është një proces i gjatë drejt pastrimit të sistemit dhe rivendosjes së ndjenjës së krenarisë kombëtare.

XS
SM
MD
LG