Lidhje

Kryeministri Blair shprehu gatishmërinë për të ndihmuar palestinezët  - 2004-12-23


Kryeministri britanik, Tony Blair, shprehu gatishmërinë të drejtojë një konference ndërkombëtare në Britani për të ndihmuar palestinezët të reformojnë udhëheqjen e tyre në përpjekje për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Kryeministri Blair diskutoi rreth këtij propozimi dje, në takime të veçanta me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, në Jeruzalem dhe udhëheqësin palestinez, Mahmud Abas, në Ramallah. Kryeministri Blair dhe zoti Abas thanë se konferenca një ditore do të ringjallte planin ndërkombëtar të paqes. Zoti Sharon tha se e mbështet konferencën, por shtoi se Izraeli nuk do të marrë pjesë pasi bisedimet do të përqendrohen tek çështjet e brendshme palestineze. Këto zhvillime ndodhën ndërkohë që dhuna vazhdoi në rajon. Tre palestinezë u vranë gjatë një sulmi izraelit kundër kampit Khan Junis të refugjatëve në Rripin e Gazës. Trupat izraelite vranë një palestinez tjetër pranë kufrit të Gazës.

XS
SM
MD
LG