Lidhje

Fillon dërgimi i ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti - 2004-12-27


Ndihmat ndërkombëtare vazhdojn të arrijnë në Azinë Juglindore për zonat e goditura nga tërmeti i djeshëm.

Zyrtarët thonë se përpjekjet për ndihma do të jenë të nevojshme për muaj të tërë. Punonjësit e ndihmave janë veçanërisht të përqendruar në përpjekjet për sigurimin e ujit të pijshëm dhe parandalimin e shpërthimit të sëmundjeve që shkaktohen nga uji i ndotur.

Kryqi i Kuq dhe Hëna e Kuqe bënë thirrje për më shumë se 6 milionë dollarë ndihma dhe Papa Gjon Pali i Dytë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’u përgjigjet menjëherë nevojave për ndihma. Ekipet e ndihmave janë nisur për në Sri Lanka, një nga vendet e goditura më rëndë nga tërmeti dhe dallgët gjiganda që shkaktoi.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë ekipe në vendet e prekura dhe shoqata Mjekët pa Kufij po dërgon tonelata me pajisje mjekësore.

XS
SM
MD
LG