Lidhje

Turqia me një kartmonedhë të re - 2005-01-01


Turqia hyri në vitin 2005 me një monedhë të re, duke hequr nga qarkullimi banknotat që numëronin miliona lira për shkak të periudhave të gjata të inflacionit.

Lira e re turke hyri në qarkullim sot në mëngjes. Ajo vlen një milion lira të vjetra dhe shkëmbehet me rreth 75 cent amerikanë, pra nuk pati zhvlerësim të monedhës në krahasim me dollarin.

Banknotat e vjetra do të vazhdojnë të përdoren deri në fund të vitit 2005.

Kryeministri Recep Tayipp ERdohan thotë se Turqia më në fund shpëtoi nga turpi i parasë së vjetër. Gjatë disa mujave të fundit, qeveria e ka përgatitur publikun për ndryshimin e monedhës.

Një program masash të forta ekonomike i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ndihmuar Turqinë të dalë nga periudha e rënies ekonomike, më e vështira qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG