Lidhje

Irak: ish-anëtari i Këshillit Qeverisës, bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve  - 2005-01-08


Në Irak, një politikan sunni me ndikim bëri thirrje edhe një herë për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 janarit, duke paralajmëruar se rezultati i tyre mund të konsiderohet i paligjshëm, në se një pjesë e madhe e popullsisë nuk votojnë.

Ish-anëtari i Këshillit Qeverisës, Adnan Pachachi tha sot në një intervistë për radion britanike, se në se zgjedhjet zhvillohen sipas planit, ato mund të shihen si zgjedhje jo gjithëpërfshirëse dhe dhuna mund të keqësohet.

Në tjetër zhvillim, një makinë-bombë që shpërtheu në një shtëpi pranë qytetit verior të Mosulit, la 14 të vrarë. I zoti i shtëpisë tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm ajror i ushtrisë amerikane, por një zëdhënës ushtarak në Bagdad tha se nuk kishte patur informacione të menjëherhsme lidhur me incidentin.

Gjithashtu, në jug të Bagdadit, pati një shpërthim, gjatë të cilit u vra të paktën një person dhe u plagosën disa të tjerë. Kryengritësit gjithashtu kanë rrëmbyer tre zyrtarë të lartë të qytetit të Tikriti, në një rrugë në jug të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG