Lidhje

Nasa nis sondën drejt kometës Tempel 1 - 2005-01-12


Nasa lëshoi sot një sondë për të interceptuar një kometë në përpjekje për të mësuar më shumë rreth trupave qiellorë.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se nisja e anijes Deep Impact nga qëndra Cape Canaveral të Floridës shënon fillimin e një udhëtimi gjashtë mujor për të arritur kometën Tempel 1.

Në se çdo gjë shkon sipas planifikimit, sonda do të lëshojë një predhë 372 kilogramëshe drejt kometës në korrik dhe më pas do të studiojë ndikimin për të përcaktuar përbërjen e asaj që shkencëtarët e Nasës e përshkruajnë si një top qiellor dëbore.

Njohja e përbërjes së kometës do të japë informacione rreth përbërjes kimike dhe fizike të sistemit diellor të formuar 4 miliardë e 500 milion vjet më parë.

XS
SM
MD
LG