Lidhje

Rumunia 66 vjeçare lind fëmijë - 2005-01-16


Mjekët rumunë thonë se një grua 66-vjeçare lindi vajzë duke shënuar kështu rekordin si gruaja më e moshuar që lind fëmijë.

Mjekët e spitalit Xhiulesti të Bukureshtit thonë se foshnja e porsalindur peshon më pak se një kilogram e gjysëm dhe se motra e saj binjake lindi e vdekur.

Mjekët thonë se nëna kishte marrë ilaçe fekondimi për 9 vjet me radhë dhe se fekondimi ishte realizuar me mjete artificiale.

Deri tani, në Librin Guiness të Rekordeve Botërorë gruaja më e vjetër që kishte lindur fëmijë ishte një 63 vjeçare.

XS
SM
MD
LG