Lidhje

Kondoliza Rajs parashton politikën e jashtme amerikane para Senatit - 2005-01-18


Kandidatja për postin e Sekretares së Shtetit Kondoliza Rais tha se përhapja e lirisë dhe demokracisë për botë është misioni kryesor i Amerikës gjatë 4 vjetëve të ardhshëm. Zonja Rice parashtroi sot politikën e jashtme të presidentit Bush, ndërkohë që senati amerikan filloi procesin e konfirmimit të saj.

Zonja Rais tha se nëse konfirmohet, ajo do të punojë për të përmirësuar lidhjet me aleatët, të cilat u ashpërsuan nga konflikti në Irak. Ajo tha se administrata e presidentit Bush dëshiron të bashkojë demokracitë për të luftuar terrorizmin dhe të ndërtojë një sistem ndërkombëtar i bazuar mbi vlera të përbashkëta dhe shtetin juridik. Ajo i cilësoi disa vende si “kështjella të tiranisë”, duke përfshirë këtu Kubën, Bjellorusinë, Birmaninë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Zimbabvenë.

Gjatë seancës së konfirmimit në senat, kandidatja që Presidenti Bush ka emëruar për postin e Sekretares së Shtetit, Kondoliza Rajs tha se ajo do të punojë për të krijuar një botë më të sigurtë dhe më demokratike. Zonja Rajs bëri një paralelizëm midis sfidave me të cilat ndeshet bota sot dhe gjendjes në Evropë pas luftës së dytë botërore. Duke u ndalur tek Ballkani zonja Rajs tha se problemet e këtij rajoni duhen parë në kuadër të Evropës së Bashkuar.

Në kohën e përmbysjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, tha zonja Rajs, ne e dinim se po kornim frytet e vendimeve të drejta të marra në vitet 47, ’48 dhe 49.

Shtetet e Bashkaura dhe bota e lirë, tha ajo, po ndeshen përsëri sot në një luftë afat gjatë kundër një ideologjie në rritje të urrejtjes. Për të përballuar këtë sfidë tha zonja Rajs, Shtetet e Bashkaura do të shtojnë bashkëpunimin me vendet e tjera që marrëdhëniet e Amerikës me to të jenë, siç u shpreh zonja Rajs, “një bisedë dhe jo një monolog”.

Duke folur për Ballkanin zonja Rajs tha se pa u zgjidhur problemet e këtij rajoni, është vështirë të mendosh një Evropë të lirë e të bashkuar. Ajo shprehu mbështetje për presidentin e Serbisë Boris Tadiç duke shprehur shpresë se ai do të vazhdojë në rrugën e demokracisë dhe të bahskëpunimit me Evropën. Zonja Rice i bëri thirrje Beogradit të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës.

“Pa dyshim ne duam që serbët të vazhdojnë proceset demokratike. Pas zgjedhjeve në Serbi, ne shpresojmë që udhëheqësit do ta shfrytëzojnë këtë rast për t’i çuar më përpara proceset demokratike. Beogradi duhet të bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”.

Lidhur me Kosovës zonja Rajs tha se është e vetëdijshme për problemet me të cilat ndeshet Kosova sot dhe ajo shprehu mbështetjen e saj për administratorin e ri të Kosovës Soren Jessen Petersen.

“Një nga çështjet në Kosovë është të forcojmë UNMIK-un. Me udhëheqjen e re të UNMIK-ut kemi tani atje njerëz të fortë që po përpiqen të përmirësojnë bashkërendimin në fusha të tilla si ekonomia dhe politika”.

Plotësimi i standarteve në Kosovë tha zonja Rajs, duke veçuar të drejtat e pakivës serbe, është i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit.

“Në fund të fundit, në Kosovë, ndërsa ne kemi ndjekur politikën e standarteve përpara statusit, mendimi ynë është se plotësimi i standarteve do të jetë i rëdësishëm për të ardhmen e këtij rajoni dhe Kryeadministratori Soren Jessen Peterson po punon intensivisht për plotësimin e standarteve, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë në mënyrë që të vazhdojë me procesin e rishikimit të tyre që po afron.”

Zonja Rajs i beri komentet për Kosovën e pyetur nga Senatori i Ohios George Voinovich. Duke shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në Kosovë, Senatori Voinovich përmendi punën e pamjaftueshme të KFOR-it për të mbrojtur banorët serbë dhe pronat e tyre gjatë trazirave të marsit si dhe faktin se në Kosovë sot është në fuqi një kryeministër, siç u shpreh ai, që mund të shkojë në Hagë.

XS
SM
MD
LG