Lidhje

Irak: më shumë se 20 civilë e policë të vrarë  - 2005-01-20


Më shumë se 20 civilë dhe policë irakianë humbën jetën në valën e shpërthimeve të djeshme në Bagdad dhe në zonat qendrore dhe veriore të Irakut, synimi i të cilëve është frkësimi i votuesve dy javë para zgjedhjeve kombëtare.

Pesë shpërthime bombash ndodhën në Bagdad. Grupi i terroristit të kërkuar Abu Musab al-Zarkaui, dega e al-Kidës në Irak, mori përgjegjësinë për tre prej tyre, përfshirë shpërthimin pranë ambasadës australiane. Ushtria amerikane bëri të ditur se të paktën 26 vetë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga këto shpërthime.

Të paktën katër irakianë të tjerë u vranë nga shpërthime bomash dhe sulme në qytetet Kirkuk, Ibril dhe Hilla.

Një kompani britanike tha se dy punonjës të saj, një britanik dhe një irakian u vranë kur persona të armatosur i zunë pritë autokolonës së tyre në afërsi të qytetit Beixhi.

XS
SM
MD
LG