Lidhje

Presidenti Bush përshëndeti zgjedhjet në Irak - 2005-01-30


Presidenti Bush i përshëndeti zgjedhjet në Irak, si një ”sukses i bujshëm”, duke thënë se populli irakian tregoi përkushtimin ndaj demokracisë.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se pjesëmarrja e irakianëve në votime ishte e madhe, edhe pse rreziku për të votuar ishte i madh në mbarë vendin.

Ai tha se votuesit e sfiduan kërcënimin e dhunës dhe nuk pranuan të përqafojnë, atë që ai e quajti ideologji anti-demokratike e terroristëve.

Presidenti tha se tani bota po dëgjon zërin e lirisë nga qendra e Lindjes së Mesme.

Presidenti shtoi se qendrat e votimit mbroheshin nga rreth 100 mijë forca irakiane të sigurisë, të cilat kryenin operacione ndaj grupeve terroriste gjatë votimeve.

Presidenti gjithashtu u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të stërvisin forcat irakiane të sigurisë për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur demokracinë në rritje të Irakut.

XS
SM
MD
LG