Lidhje

Allaui takohet me udhëheqës të fraksioneve politike e fetare të vendit - 2005-02-03


Kryeministri i përkohshëm irakian, Ijad Allaui, u takua me udhëheqës të fraksioneve politike e fetare të vendit dhe tha se ai kërkon të sigurojë që të gjitha pjesët e shoqërisë irakiane të kenë rol në qeverinë e re.

Bisedimet e djeshme të zotit Allaui përfshin takime me udhëheqës suni, shumica e anëtarëve të komunitetit të të cilëve e bojkotuan votimin e ditës së diel.

Një shoqatë me ndikim e klerikëve myslimanëve suni thotë se zgjedhjet nuk ishin të përligjshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve suni dhe ngul këmbë se si rrjedhim asambleja e zgjedhur kombëtare nuk do të ketë autoritetin për të hartuar kushtetutën e re.

Ndërkohë, punonjësit e zgjedhjeve vazhdojnë numërimine votave. Qetësia relative e disa ditëve të fundit u trondit dje, kur kryengritësit vranë pesë irakianë dhe hodhën në erë një tubacion nafte. Një marins amerikan u vra në luftime në afërsi të qytetit Falluxha.

XS
SM
MD
LG