Lidhje

Sot fillon në Nice takimi i NATO-s - 2005-02-09


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s takohen sot në Nice të Francës, ku do të zhvillojnë bisedime dy-ditore lidhur me stërvitjen e forcave irakiane të sigurisë.

Disa nga vendet e NATO-s, mes tyre Franca dhe Gjermania, nuk pranuan të dërgonin trupa në Irak, por ata thanë se mund t’i stërvisnin forcat irakiane jashtë vendit.

Nato pritet gjithashtu të bëjë të njohura planet për zgjerimin e forcës paqeruajtëse në Afganistan përtej Kabulit, deri në fund të vitit.

Nato ka rreth 8 mijë e 500 paqeruajtës në Afganistan. Por Aleanca vazhdon të debatojë lidhur me çështjen në se misioni duhet të përfshijë kërkimet për al-Kaidën dhe mbeturinat e regjimit taleban.

Po sot, Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të zhvillojnë bisedime jo-zyrtare në Bruksel. Në takim do të marrë pjesë edhe Sekretarja amerikane Shtetit Concoleeza Rice, për të cilën është hera e parë që merr pjesë zyrtarisht në një takim të NATO-s në që nga koha e zgjedhjes në postin e Sekretares së Shtetit.

XS
SM
MD
LG