Lidhje

Rajs: Natoja zhvillon bisedimet më të mira deri më sot rreth çështjes së Irakut - 2005-02-10


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se Natoja zhvilloi bisedimet më të mira deri më sot rreth çështjes së Irakut.

Zonja Rajs tha dje pas një takimi të ministrave të jashtëm të Natos në Bruksel, se kishte vënë re arritjen e atij që ajo e cilësoi si një qendrim të përbashkët ndaj çështjes së Irakut.

Lufta e vitit 2003 në Irak shkaktoi një çarje të thellë midis anëtarëve të Natos që mbështetën ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe atyre që e kundërshtuan atë me forcë.

Në të njëjtën kohë, zonja Rajs paralajmëroi Bashkimin Evropian për pasojat e heqjes së embargos së armëve ndaj Kinës dhe u bëri thirrje udhëheqësve britanikë, francezë dhe gjermanë të marrin një qendrim më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet për ta bindur atë që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Zonja Rajs, ndodhet në Luksemburg, ndalesa e fundit e misionit të saj tetë ditësh në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG