Lidhje

Mbipesha dhe bimet mjekesore


Një studim i ri tregon se mbi pesha trupore sot përbën një epidemi mbarë botërore. Mbipesha trupore tani quhet një sëmundje që prek jo vetëm vendet e pasura, ashtu siç mund të thuhet se prej saj preken jo vetëm të rriturit por edhe fëmijët. "Tani për tani ne mund ta quajmë atë një epidemi që është problem jo vetëm për vendet e industrializuara"

Kështu shprehet doktor Hoksiel Garcia, nëndrejtor i organizatës shëndetësore mbarë amerikane, pranë organizatës botërore të shëndetësisë. Ai thotë se sipas studimeve, prirja drejt shtimit të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara është diçka që zyrtarët e shëndetësisë tani e shohin të shfaqet edhe në Amerikën Latine, Karaibe, si dhe në Evropë e Afrikë. Sipas doktor Arthur Frankut pranë universitetit Xhorxh Uashington, arsyet janë si të thjeshta edhe të ndërlikuara. "Kur njerëzit jetojnë në një vend ku ushqimi është mëse i mjaftueshëm, kjo gjendje krijon lehtësira dhe në këtë rast shtohet prirja që njerëzit të hanë më shumë dhe të pakësojnë veprimatrinë fizike, kështu që ata shtojnë në peshë". Doktor Fran thotë se faj për këtë kanë edhe të parët tanë. "Ku njerëzit jetojnë një vend ku ushqimi është i pamjaftueshëm, mbijetues të evolucionit do të jenë ata që janë të aftë për grumbullimin dhe konsumimin e ushqimeve e të kalorive dhe depozitimin apo ruajtjen e tyre nga frika se javën tjetër nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë ushqim". Doktor Frank thotë se njerëzit sot trashëgojnë aftësinë për të ruajtur kaloritë edhe në se ato nuk u nevojiten. Prandaj vihet re se si në vendet e zhvilluara edhe në ato në zhvillim njerëzit me mbi peshë trupore gjënden si mes të varfërve edhe të pasurve. "Ndonjëherë është më i kushtueshëm përdorimi i frutave dhe sendeve të tjera ushqimore të mira për shëndetin. Ndërkohë që ushqime me shumë yndyrna dhe sheqerna janë më praktike për t’u përdorur nga fëmijët e të rinjtë", thotë doktor Garcia. Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit shkakton e ndërlikon shumë sëmundje serioze, por bëhet shkak edhe për vdekje. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 400 mijë veta vdesin çdo vit për shkak të mbipeshës. Mbipesha ka edhe koston e saj ekonomike. Në mbarë botën si pasojë e mbipeshës në fushën e prodhimit regjistrohen humbje prej një trilion dollarësh. Mbipesha trupore mund të kontrollohet duke shtuar ushtrimet fizike dhe duke pakësuar marrjen e kalorive, por Doktor Frank thotë se marrja e ushimeve nuk është çështje alternative. "Tani e dimë se gjatë dekadës së fundit, për marrjen e ushqimit njeriu kontrollohet apo nxitet nga sinjalet e trurit dhe vetëm në disa raste, marrja e ushqimit kontrollohet nga dëshira e personit." Ndërsa doktor Gracia thotë se për parandalimimin e mbipeshës trupore nevojitet një rol më i gjërë i edukatës ushqimore, industrisë ushqimore, qeverive, shkollave, sistemeve të transportit në mënyrë që çdo njeri të jetë në gjendje të marrë ushqim të mjaftueshëm dhe të kryejë veprimtari të mjaftueshme fizike. Në rast të kundërt, thotë doktor Garcia, sëmundja e peshës trupore do t’ia kalojë kancerit si shkaktar kryesor i vdekjeve. "Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të bëhen më të vetëdijshëm, pasi mbipesha është një problem nga i cili në një mënyrë apo një tjetër, preken të gjithë". Përfshirja e familjeve në luftën kundër mbipeshës është diçka që legjislatura e shtetit Teksas ka në plan të bëjë. Ligjvënësit teksan kanë miratuar një ligj që do t’u kërkonte të gjitha shkollave publike t’i peshojnë nxënësit dhe përmasat t’ua dërgojnë prindërve si bashku me kartelën e notave. Senatorja e Teksasit, Letricia Van de Putte thotë se ajo e propozoi këtë ligj pasi prindërit duhet të vihen në dijeni rreth problemeve të fëmijëve të tyre me mbipeshën. "Ne po përpiqemi t’u shpëtojmë jetën fëmijëve. Të dhënat tregojnë se brezi i tanishëm i fëmijëve do të vdesë para prindërve për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore". Tamatha Hamblin thotë se nëse ajo do të kishte patur më shumë informacion mbi parandalimin e mbipeshës trupore, vajza e saj 12 vjeçare sot nuk do të ishte 45 kilogram mbi peshën normale.

Bimët mjekësore

Një ekspozitë e hapur këto ditë në në San Francisko të Kalifornisë nxjerr në dukje rolin kyç që shumë bimë luajnë për shërmimin e sëmundjeve të ndryshme. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa muaj. Vizitorët mund të shohin nga afër bimë nga disa kontinente, ku përdorimi i bimëve mjekësore ka ndihmuar për të luftuar çdo sëmundje, duke filluar nga e ftohura e zakonëshme deri tek kanceri. Drejtori Skot Medbury thotë se kjo eksopozitë është një shkollë për të gjitha moshat. "Fëmijët vijnë këtu, eksplorojnë dhe mësojnë sesa të rëndësishme janë bimët për mbijetesën e planetit tonë" Për shembull, këto gjethe nga Amerika e jugut përdoren për prodhimin e një susbstance anestezie që përdoret gjatë operacioneve në zemër. Aloe, që rritet në Afrikë, ka disa përdorime, përfshi mbrojtjen nga rezet e diellit dhe luftimi i kapsllëkut. Kjo makineri tregon nivelet djegëse të specave të ndryshme, të mirat për qetësimin e stomakut dhe zbutjen e dhimbjeve të reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera. Një tjetër shembull; Morfina që u jepet të sëmurëve rëndë për lehtësimin e dhimbjeve prodhohet nga opiumi që kultivohet në Indi e Afganistan. Taksoli, një ilaç që përdoret gjërësisht për ndalimin e riprodhimit të qelizave kanceroze nxirret nga lëvozhga e një peme që gjendet në Evropë. Ndërsa Hodia është nhjë kaktus me shije të hidhur që rritet në Afrikën e jugut. Një fis afrikan e përdor këtë bimë për të mposhtur oreksin kur ata udhëtojnë 3 katër ditë pa ngrënë, duke përtypur këtë kaktus, thotë zyrtarja e muzeut Lisa Van Klif.

XS
SM
MD
LG