Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan tha se shpërthimi kohët e fundit i gripit të shpendëve në Turqi është nën kontroll.
Ai i bëri komentet ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan rastin e 15 të prekjes së njeriut nga virusi i tipit H5N1. Zoti Erdohan tha se zyrtarët e bujqësisë vazhdojnë ta vëzhgojnë nga afër gjendjen.
Autoritetet e bujqësisë thonë se kanë therur më shumë se 300 mijë pula dhe kanë intensifikuar fushatën për informimin e njerëzve mbi rrezikun që paraqesin shpendët e infektuar.
Rreth 70 persona në Turqi janë shtruar në spital me shenja të gripit të shpendëve, por sipas citimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët e shëndetësisë thonë se testet për shumicën e tyre kanë rezultuar negative.
Në Ukrainë, zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan sot raste të reja të virusit H5N1 në tre pulari të gadishullit të Krimesë. Nga gripi i shpendëve kanë vdekur më shumë se 70 vetë në Azi që nga viti 2003 dhe të paktën 2 në Turqi.