Lidhje

Abas: Nuk do të heq dorë nga planet për të kërkuar njohjen e shtetit të Palestinës


Abas: Nuk do të heq dorë nga planet për të kërkuar njohjen e shtetit të Palestinës
Abas: Nuk do të heq dorë nga planet për të kërkuar njohjen e shtetit të Palestinës

Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha të hënën se nuk do të heqë dorë nga planet për të kërkuar njohjen e shtetit të Palestinës nga OKB-ja.

Komentet e tij u bënë ndërsa diplomatë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po përpiqen të shmangin një ballfaqim që do ta vinte në rrezik procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, u takua të hënën me zotin Abaz dhe theksoi se ai përkrah bisedimet, dhe jo një veprim të njanshëm palestinez për shtetësinë. Por zoti Abaz nuk ndryshoi qëndrim.

Zoti Abaz u tha gazetarëve se ai do të vazhdojë me planet për njohjen e shtetit palestinez, megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli se një hap i tillë do të dëmtonte negociatat e paqes.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i vënë veton në Këshillin e Sigurimit, kërkesës palestineze për shtetësi të plotë.

Edhe me humbjen e votës në Këshillin e Sigurimit, palestinezët pritet ta paraqesin çështjen e tyre para Asamblesë së Përgjithshme me 193 anëtarë, ku një shumicë e thjeshtë, mund t’u siguronte një njohje simbolike. Palestinezët aktualisht kanë statusin e vëzhguesit në OKB.

XS
SM
MD
LG