Lidhje

Abbas: Holokausti krim i urryer kundër njerëzimit


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e cilësoi vrasjen massive të hebrejve gjatë Holocaustit “krimin më të urryer” kundër njerëzimit në kohët moderne. Deklarata e zoti Abbas u bë sot publike nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, disa orë para se Izraeli të fillonte shënimin e Ditës së Kujtimit të Holocaustit dhe disa ditë pas ndërprerjes të negociatave të paqes me Izraelin.

Deklarata e zotit Abbas shënon herën e parë që një udhëheqës arab pranon vuajtjet e hebrejve gjatë genocidit nazist. Gjatë Holocaustit u vranë 6 milionë hebrej.

Kjo deklaratë, e zotit Abbas po ashtu mendohet se ka lidhj me me një takim të tij kohët e fundit me një rabi amerikan, i cili nxit mirëkuptimin mes hebrejve dhe myslimanëve.
XS
SM
MD
LG