Në Shqipëri opozita sulmoi sot sërish ashpër qeverinë lidhur me ndryshimet e propozuara nga kjo e fundit për disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin civil, pasi gjykata kushtetuese hodhi poshtë aktin e saj normativ që shtynte me 6 muaj hyrjen në fuqi të efekteve të tij. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha tha sot se shumicë kërkon t’i shkojë deri në fund spastrimeve në administratë, ndërsa parlajmëroi se kryerja e njëanshme e reformës administrative do e zbiste opozitën në sheshe dhe rrugë për të protestuar
Asnjë sinjal paqtimi nuk duket në skenën politike shqiptare, ndërkohë që opozita po e ashpërson veprimin e saj, duke ju drejtuar edhe protestave, si ajo e paralajmëruar pas pak ditësh. Ndërhyrja e propozuar nga qeveria në ligjin e Nëpunësit civil, pasi Akti normativ i saj u rrëzua nga Gjykata kushtetuese vetëm sa e ka ndezuar më shumë përplasjen mes palëve. Sipas kryetarit të partisë demokratike, ky veprim synon zhbërjen e plotë të ligjit i cili u miratua me konsensus majin e vitit të shkuar si pjesë e detyrimeve ndaj Brukselit.
“Tani që hoqën maskat, shqiptarët po e kuptojnë qartë të gjithë se e kanë patur me hile tërë këtë diskursin e famshëm të nevojës për kohë, për aktet nënligjore, e tjerë justifikime që nxorrën gjatë kësaj periudhe. E kane patur me hije, e kanë me hile. Ndaj po nxitojnë t’i venë zjarrin fare ligjit, që nuk morën dot me dredhira pseudojuridike. Duan vetëm një gjë: të marrin dhe të zhbëjnë administratën publike”.
Por sipas qeverisë ndryshimet e propozuara janë teknike madje sic u shpreh pak ditë më parë ministrja e Inovacionit Milena Harito, për disa raste, ofrojnë më shumë mbrojtje:” Ligji i miratuar në maj 2013 kishte një të mete serioze; nuk parashikonte asnjë rregullim të pasojave që sjell ristrukturimi apo mbyllja e një institucioni, duke i nxjerrë nëpunësit në rrugë, pa asnjë mbrojtje. Ndryshimet e propozuara kanë vetëm një qëllim: garantimin e mbrojtjes edhe në rastin e daljes nga shërbimi civil. Qeveria gjen edhe njëherë rastin për të shprehur qëndrimin e saj të palëkundur për të respektuar dhe zbatuar Kushtetutën dhe ligjshmërinë në vend”.
Debati mbi këtë cështje do të jetë i gjatë edhe në komisionet parlamentare e në sallën e parlamentit. Tërheqja e qeverisë nga ligji për Nëpunësin civil, ishte përfshirë në kushtet që partisë demokratike kërkon si shenjë për rikthimin e konsensusit, në mënyrë që ajo të përfshihet në një tjetër reformë të rëndësishme sic është ajo administrativo territoriale. Shumica ka deklaruar se do të presë që edhe opozita të bëhet pjesë, por duke saktësuar se pritja nuk do të jetë pafund. Por një reformë e realizuar në mënyrë të njëanshme do të bënte, sic paralajmëroi sot zoti Basha, që opozita t’i drejtohej protestave në sheshet e rrugët e vendit.
“Nuk i kanë numrat e popullit për të votuar një reformë të tillë; kanë vetëm numrat e pazareve dhe kjo vetëm e shumëfishon zullumin e njëanshmërisë për një reformë që zakonet, tradita dhe standardet europiane e kanë shenjtëruar si gjithëpërfshirëse. Edhe po t’i kishin numrat, kjo është reformë që si minimum kërkon konsensus politik me opozitën dhe si optimum konsensusin gjithë përfshirës të qytetarëve shqiptarë. Na presin kot, sa për të larë gojën, nëse nuk zgjidhin çështjen e votimit me konsensus të kësaj reforme shumë të rëndësishme dhe rivendosjen e konsensusit në tërësi. Pa këtë zgjidhje, ne do t’i presim me Kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e protestave dhe kundërshtimit të fuqishëm popullor”.
Të enjten, ditën e përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, opozita ka njoftuar një marshim proteste në Tiranë, i dyti manifestim kundër qeverisë, pas atij në nëntorin e kaluar për dyshimet për blerjen e votave në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Korcës