Lidhje

Aeroplanët e NATO-s bombardojnë kryeqytetin libian Tripoli


Aeroplanët e NATO-s bombardojnë kryeqytetin libian Tripoli
Aeroplanët e NATO-s bombardojnë kryeqytetin libian Tripoli

Avionët e NATO-s kryen sot në mëngjes bombardime të rënda në kryeqytetin libian Tripoli.

Dëshmitarët dëgjuan të paktën 5 shpërthime me zhurmë në kryeqytet dhe panë shtëllunga tymi të përhapeshin nëpër qytet.

Zyrtarët e qeverisë libiane i shoqëruan gazetarët për të parë disa nga dëmet e shkaktuara.

Bombardimet kishin goditur një ndërtesë qeveritare që përdoret nga një agjenci qeveritare, kishin shkatërruar një kullë komunikimi dhe kishin thyer xhamat e një spitali.

Sipas disa njoftimeve, bombardimi mund të ketë goditur edhe kompleksin ku jeton Muamar Kadafi me familjen.

XS
SM
MD
LG