Lidhje

Pritje të gjata në aeroportet britanike


Pasagjerët që fluturojnë për në dhe nga Britania po përballen me vonesa të shumta pasi një problem kompjuterik ndikoi operacionet në aeroportet e Londrës.

Grupi kryesor i trafikut të kontrolli ajror britanik tha se çështja që shkaktoi problem në sistem është zgjidhur dhe operacionet kanë filluar t’i kthehen normalitetit. Aeroporti Heathrow, një nga më të ngarkuarit në botë, tha se fluturimet e nisjes kanë rifilluar.

Disa avionë që duhet të uleshin në Londër ndryshuar drejtim për t’u ulur në aeroporte të tjera, por ndërprerjet u zgjeruan në Evropë ku fluturimet me destinacion Londrën u vonuan.

Agjencia evropiane për kontrollin e sigurisë ajrore Eurocontrol fillimisht tha se hapësira ajrore mbi Londrën do të mbyllej për disa orë, por autoritetet britanike të aviacionit më pas thanë se hapësira ajrore ishte hapur. “Ne po kufizojmë volumin e trafikut në përputhje me kapacitetin që kemi tani në sistemin tonë”, thuhej në njoftim.

XS
SM
MD
LG