Afganistani ka liruar 65 militantë nga një ish qëndër amerikane e paraburgimit pranë bazës ajrore Bagram, megjithë kritikat e forta nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët afganë thanë se të burgosurit u liruan sot nga burgu Parwan.
Shtetet e Bashkuara kanë protestuar kundër lirimit të këtyre të burgosurve. Presidenti Hamid Karzai njoftoi disa javë më parë se çështja e të burgosurve është shqyrtuar nga qeveria e cila ka vendosur t’i lirojë.
Shtetet e Bashkuara kërkonin që të burgosurit të dilnin para gjykatës afgane.