Lidhje

Afganistan: Militantët rrëzojnë helikopterin duke vrarë katër trupa të NATOs


Militantët talebanë në Afganistan qëlluan dhe rrëzuan një helikopter duke vrarë katër trupa të Natos.

Zyrtarët e Natos thanë se incidenti ndodhi sot në provincën e Helmandit. Talebani morri përgjegjësinë për sulmin duke thënë se helikopteri u sulmua me bazuka në distriktin Sangin.

Zyrtarët afganë thanë se helikopteri po fluturonte në një lartësi të ulët për ti dhënë mbështetje trupave tokësore. Zëdhënësi i Pentagonit Bryan Whitman tha se incidenti reflekton shtimin e operacioneve si nga forcat e Natos ashtu edhe nga forcat talebane.

Po në Helmand, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se një shpërthim vrau një ushtar britanik sot në distriktin Nar e Saraj.

Aleanca e Natos tha se ka humbur 18 trupa nga një seri sulmesh që nga dita e hënë. Megjithë shtimin e dhunës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha sot se pret të shohë përparim në Afganistan deri në fund të këtij viti.

Zoti Gates i cili ndodhet në Londër për takime me homologët britanikë, tha se trupat e natos dhe komandanti amerikan në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal e kanë siguruar atë se do të bëhet përparim i mjaftueshëm për të justifikuar vazhdimin e pranisë ushtarake në vend.

XS
SM
MD
LG