Lidhje

Vriten 4 ushtarë francezë në Afganistan


Një person i veshur si grua hodhi veten në erë në një treg në lindje të Afganistanit, duke vrarë katër francezë që punonin për NATO-n dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Në një deklaratë të zyrës së presidentit francez François Hollande thuhet se tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Presidenti Hollande ka dërguar ministrin e Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian në Afganistan.

Zyrtarët afganë thonë se sulmi ndodhi në provincën Kapisa, ku shumica e ushtarëve të NATO-s janë francezë.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se pati viktima si mes forcave franceze ashtu edhe mes atyre afgane.

Z. Hollande njoftoi muajin e kaluar se Franca do të tërheqë shumicën e trupave të saj nga Afganistani deri në fund të vitit, dy vjet përpara kalendarit të miratuar nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG