Persona të armatosur dhe vetvrasës hynë në një stacion policie në jug të Afganistanit duke vrarë 6 anëtarë të forcës së sigurisë.
Zyrtarët afganë thanë se të paktën tre kryengritës sulmuan kompleksin në Kandahar, duke filluar një betejë me forcat e sigurimit për disa orë para se të vriteshin.
Dëshmitarët thanë se helikopterët amerikan Black Hawk dhe makina të blinduara të NATOs u përgjigjën ndaj sulmit, që vrau anëtarë të shërbimit afganë të zbulimit, ushtarë dhe policë. Të paktën 12 persona të tjerë u plagosën.
Talebanët morrën përgjegjësinë për sulmin. Po sot, NATO tha se trupat afgane dhe të koalicionit vranë një polic afgan të kufirit i cili qëlloi dhe vrau dy ushtarë amerikanë në fillim të javës në Maymana, kryeqytet i provincës veriore Fariab.
NATO tha se operacionet e përbashkëta në Fariab çuan gjithashtu në arrestimin e dy kryengritësve.
Një oficer i kufirit qëlloi dy ushtarë amerikanë të hënën ndërsa këshilltarët ushtarakë amerikanë po zhvillonin bisedime me një komandant të ushtrisë afgane.