Lidhje

Afganistan, vriten  me bombë 7 civilë


Zyrtarë në Afganistan njoftuan se 7 persona u vranë dhe dy u plagosën pasi makina e tyre u godit në rrugë nga një bombë, në kufijtë e trazuar në lindje të vendit. Dhuna shpërtheu disa orë përpara se militantë të shtetit islamik të rrëmbenin 13 mësues të një shkolle fetare.

Ministri i brendshëm afgan tha se shpërthimi sot herët në mëngjes, ndodhi në fshatin Bargholi, të provincës Nangarha, në kufi me Pakistanin.

Ai dënoi dhunën si “një akt të turpshëm dhe të pafalshëm, të armiqve të paqes dhe stabilitetit në afganistan” si dhe u zotua për vënien e autorëve përpara drejtësisë.

Nuk u bë menjëherë e qartë se cilët janë autorët e sulmit me bombë në Afganistan, atje ku grupet talebane kundër qeverise janë në aktivitet të vazhdueshëm kryengritës.

Sipas zyrtarëve ushtarakë afganë dhe amerikanë, ekstremistët e lidhur me Shtetin Islamik, të njohur si Daesh, kanë krijuar baza në disa zona të largëta të Nangarharit dhe kryejnë rregullisht akte mizore ndaj civilëve.

Të njëjat burime thonë se, shumë ish-anëtarë të grupeve militante talebane me qëndrime kundër shtetit, janë rreshtuar përkrah Shtetit Islamik në Afganistan, pasi janë larguar nga operacionet ushtarake në vendin fqinj.

XS
SM
MD
LG