Lidhje

Afganistan: Sulme ndaj selive të SHBA dhe NATO-s në Kabul


Afganistan: Sulme ndaj selive të SHBA dhe NATO-s në Kabul
Afganistan: Sulme ndaj selive të SHBA dhe NATO-s në Kabul

Kryengritës talebanë të armatosur me jelekë shpërthyes dhe granada sulmuan disa objektiva në qendër të Kabulit, përfshi selinë e Natos, ambasadën amerikane dhe agjencinë afgane të zbulimit.

Të shtënat dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në kryeqytetin afgan, ndërsa forcat e sigurisë u përpoqën të zbrapsnin sulmin pranë distriktit diplomatik të qytetit. Zyrtarët thanë se një policë dhe dy kryengritës u vranë.

Aleanca e Natos tha se një grup i vogël kryengritësish sulmuan në afërsi të ambasadës amerikane dhe selitë e koalicionit.

Ambasada amerikane në Kabul konfirmoi gjithashtu sulmin në afërsi të kompleksit të mbrojtur mirë. Nuk ka viktima mes personelit të ambasadës.

Në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Anders Fogh Rasmussen tha se ka besim se forcat afgane mund të përballojnë situatën në Kabul. Ai tha se transferimi i sigurisë nga NATO tek forcat afgane nuk do të ndryshojë nga sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG