Lidhje

Afganistan: Të paktën 8 të vdekur nga një shpërthim me bombë


Zyrtarët në Afganistan thonë se një shpërthim bombe ka lënë të vdekur të paktën 8 persona mes tyre edhe disa oficerë policie. Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi dje në Arghandab, në provincën jugore të Kandaharit.

NATO tha dje se një prej pjestarëve të saj vdiq në një shpërthim bombe në Afgansitanin jugor. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse ky shpërthim i referohej incidentit në Kandahar ose diku tjetër në Afganistain jugor.

Kandahari është vendlindja e Talibanit dhe mbetet një bazë e fortë e militantëve të cilët luftojnë me qeverinë e presidentit Hamid Karzai dhe aleatët e tij perëndimorë që kur u rrëzuan nga pushteti dhjetë vjetë më parë.

XS
SM
MD
LG