Lidhje

Afganistan: persona të armatosur vrasin pesë gra


të afërm të viktimave

Autoritetet afgane njoftuan se sulmues të armatosur vranë në provincën Kandahar gjashtë punonjës të qeverisë, nga të cilët pesë ishin gra. Në orët e mëngjesit, sulmuesit u kishin zënë pusi dhe qëlluan me breshëri ndaj furgonit që transportonte punonjëset e sigurisë së aeroportit të Kandaharit. Shoferi mashkull u vra gjithashtu gjatë sulmit. Nuk pati deklarata për autorësinë e sulmit. Një zëdhënës i talebanëve mohoi përfshirjen e tyre me këtë sulm. Misioni i Asistencës së OKB-së në Afganistan, UNAMA, dënoi sulmin e sotshëm dhe kërkoi ndëshkimin e sulmeve të shtuara ndaj grave afgane. Talebanët sulmojnë vazhdimisht personelin e sigurisë në Afganistan dhe i kanë shtrirë rishtazi këto sulme në disa provinca, sidomos në pjesën jugore të vendit.

XS
SM
MD
LG