Lidhje

Afganistani dhe SHBA bien dakord për një marrëveshje strategjike


Afghan President Hamid Karzai speaks during a gathering in Kabul, Afghanistan, April 17, 2012.
Afghan President Hamid Karzai speaks during a gathering in Kabul, Afghanistan, April 17, 2012.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar hartimin e një marrëveshjeje të partneritetit strategjik, e cila përkufizon marrëdhëniet e tyre pas tërheqjes së trupave luftarake perëndimore nga vendi, në vitin 2014.

Një deklaratë e zyrës së Presidentit afgan Hamid Karzai tha se projekt-marrëveshja u pranua sot nga këshilltari i sigurisë kombëtare i Afganistanit Rangin Dadfar Spanta dhe nga ambasadori amerikan Ryan Crocker.

Në deklaratë thuhej se marrëveshja është gati për t'u nënshkruar nga presidenti amerikan Barak Obama dhe zoti Karzai.

Zoti Spanta tha se dokumenti hedh baza të forta për sigurinë e Afganistanit, të rajonit dhe botës.
Ambasadori amerikan Crocker tha se kjo marrëveshje siguron një partneritet strategjik afatgjatë ndërmjet "dy shteteve të barabarta dhe sovrane." Nuk u dhanë hollësi të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG