Një autor sulmi vetëvrasës me bombë pati sot si objektiv një patrullë të përbashkët të Afganistanit dhe NATO-s në Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 14 persona. NATO thotë se mes të vrarëve ishin 3 ushtarë dhe përkthyesi i tyre, por pa identifikuar kombësinë e viktimave dhe pa dhënë hollësi lidhur me sulmin. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.
Zyrtarë lokalë thonë se autori i sulmit u përplas me patrullën e koalicionit dhe atë afgane, ndërsa ata po kalonin pranë një tregu në qytetin Khost. Autoritetet afgane thonë se në këtë sulm po ashtu u vranë 6 civilë dhe 4 policë, si dhe u plagosën mbi 30 persona.