Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se një sulm vetëvrasës me bombë të mërkurën, gjatë orëve të ngarkuara me trafik të mëngjesit në Kabul, shkaktoi të paktën 8 persona të vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur.
Një zëdhënës i koalicionit të NATO-s, nën udhëheqjen e Shtetetve të Bashkuara, kapiteni i marinës amerikane Bill Salvin, konfirmoi se objekt i sulmit ishte një nga automjetet e blinduara të Aleancës. Ai tha se mes të plagosurve ishin tre pjesëtarë të NATO-s dhe se plagët e tyre nuk përbënin kërcënim për jetën.
Dëshmitarët thanë se shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Kabul, po ashtu dëmtoi makina civile që ndodheshin pranë dhe se shumica e viktimave ishin civilë afganë.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.
Facebook Forum